Gjatë fundjavës përfundoi aksioni shtatë ditor për pastrimin gjeneral në magjistralen e Adriatikut në vendbanimin Vizbeg të Shkupit. Në realizimin e tij çdo ditë ishin të angazhuar 35 punëtorë të NP ,”Higjiena komunale” – Shkup, si dhe ekipet e NP ”Ujësjellësi”, NP ”Parqe dhe gjelbërime” dhe NP ”Rrugë dhe rrugica”.
Me këtë aksion u pastruan afërsisht treqind metër kub mbetje nga deponitë e egra prej te bulevardi ”Sllovenia” drejt rrjedhës Mumin, ndërsa për shkak të kushteve të favorshme të motit u realizua edhe larje makinerike me autocisterna.
Qytеti i Shkupit i fton subjektet ekonomike dhe objektet hotelierike të ndihmojnë në mirëmbajtjen e higjienës në magjistralen e Adriatikut, sepse pa ndihmën e tyre aktivitetet tona nuk do të jenë afatgjate
Vetëm së bashku mund ta ruajmë pastërtinë në magjistralen e Adriatikut!
!