Patate dhe fasule, përditshmëria e sofrave

Gjërat që më së shumti konsumojnë banorët e Maqedonisë dhe që dominojnë në tryezën e një familjeje mesatare janë patatet, speca, domate, lakër dhe qep, mish viçi, derri dhe pule, shalqi, mollë dhe banane. Nga përpunimet e mishit, më së shumti blihet kole nga derri, posaçërisht sallami, proshutë dhe salsiçe, ndërsa kur duam të hamë peshk, përparësi i japim merlucit. Kur bëhet fjalë për pijet, në vend të parë renditet birra dhe kafeja, lëngjet e gazuara dhe uji mineral.

Marketing

E jashtëzakonshme është konsumimi i produkteve të qumështit (posaçërisht ai në tetrapak), jogurt dhe djathë, ndërsa nuk është për nënçmim as përdorimi i vajit, keçapit, kripës dhe sheqerit. Sipas anketës së fundit të Entit Shtetërorë për Statistikë, një amvisëri në mesatare blen 15.2 kilogramë krip në vit, ndërsa sheqer dyfish më shumë ose 38 kilogramë. Mjaltë dhe marmelatë blejnë nga 2.3 kilogramë, qumësht tetrapak 97.7 litra, kos 17.7, gjizë 11.3, kaçkavall 10.7, ajkë 5.8, ndërsa vaj 52.1 litra. Ajvar blihet relativisht pak, 1.1 kilogram në vit, ndërsa vezë në mesatare 646 copë. Çokollatë me qumësht blejnë 4.2 kilogramë, akullore 3.4, llokum një kilogram, ndërsa hallvë 600 gramë.

Amvisëritë në mesatare shpenzojnë nga 10.9 kilogramë keçap në vit, 6.8 kilogramë majonezë, për patatina dhe ushqime të gatshme nga 1.1 kilogram. Nga pemët, shportën më së shumti e mbushim me shalqi, në mesatare nga 48.8 kilogramë në vit, me 39.5 kilogramë mollë, banane 26.3 kilogramë, portokaj 24.6, rrush 17.6, pjeshka 13, limonë 7.9, kikirik 4 kilogramë, kumbulla 3.2, qershi dhe dardha nga dy kilogramë, kajsi 2.3, kivi dhe luleshtrydhe nga dy kilogramë, gështenja 0.9, fara, arra të qëruara dhe fik të thatë nga 0.6, arra me lëvozhgë 0.4, kumbulla të thata 0.3, rrush të thatë dhe lajthi 0.2, pemë të ngrira 0.1 kilogramë.

Në tabelën për perime qëndron se qytetarët e Maqedonisë më së shumti blejnë patate, 103 kilogram, pastaj speca 65.4, domate 49.8, lakër 37.5, qepë 28.9, tranguj 26.7, fasule 21.6, karota 11.8, spinaq 7 kilogramë, ullinj 5.1, presh 5.2, sallatë e gjelbër 4.9, bishtajë 4.6, thjerrë 4.2, kungulleshka 3.7, panxhar i kuq 3.5, bizele e konservuar 3.1, kungull 2.9, kërpudha të konservuara, 2.3 tranguj të konservuar 1.8, lulelakër 1.7, bishtaja të ngrira 1.4, kërpudha të freskëta, brokol dhe misëri i ngrirë nga 1.3 kilogramë, hudhër 1.2, majdanoz 0.6, dhe patate të skuqura 0.3 kilogramë. Sasia e mishit të pulës në vitin 2017 ka arritur 80 kilogramë mesatare për amvisëri, të mishit të viçit nga 25.6, ndërsa të derrit 22.1, kilogramë. Mish viçi hahet më pak – 1.8 kilogram për familje, ndërsa përpunime të mishit 40.1 kilogramë. Nga përpunimet dominojnë kole nga derri me blerje të 9.4 kilogramëve në mesatare të nivelit vjetor, sallam të posaçme me 6.4, proshutë me pesë, salsiçe 4.8, pashtetë 3.3 dhe suxhuk 2.9.

Tuna hamë 1.6 kilogramë, troftë e freskët 1.4, bishtkuq 1.2, krap të freskët 0,5, ndërsa fruta deti 0.1 kilogramë minimale. Kafe pimë në mesatare nga 8,3 kilogramë në vit, çaj 1,4, kakao 0,7 kilogramë, lëngje të gazuara 96.7 litra, ujë mineral 83.7, ndërsa lëng pemësh nga 23.1 litra. Sa i përket alkoolit, në amvisëri dominon birra me 40.4 litra, ndërsa vera është e përfaqësuar me 6.3 litra, ndërsa rakia natyrore me 1.9 litra. Mesatarja për cigaret është 153 kuti në vit për amvisëri. (koha.mk)

Marketing