Me lehtësimin e masave ndaj koronavirusit, restorantet e ushqimit të shpejtë ngadalë po rihapen, dhe njerëzit po nxitojnë të porosisin.
Mes tyre ishte edhe Brook Micallef i cili vendosi të ushqehej në KFC në Western Sydney, shkruan Metro.
Tani, kur bëhet fjalë për ushqimin, të gjithë kanë preferenca të ndryshme për mënyrën sesi duan ta shijojnë.
Disa njerëz e pëlqejnë ushqimin e tyre pikant, duke zgjedhur të shtojnë djegës në çdo vakt, ndërsa të tjerët preferojnë të shtojnë pak kripë dhe piper.
Por kur Brook ngarkoi një fotografi të patateve të skuqura të KFC-së në Facebook, mori shumë vëmendje.
Ato kishin shumë kripë, dhe Brook vlerësoi se “do të mbytet në kripë, sikur të ishte borë”.
Që nga ndarja e postimit, fotografia ka marrë afro 3 mijë pëlqime dhe 5,800 aksione.