Nga sot hynë në fuqi Marrëveshja për njohjen dhe zëvendësimin e patentave të shoferit mes Maqedonisë dhe Gjermanisë.
Marrëveshjen e firmosën Ministri Oliver Spasovski dhe ambasadori gjerman Tomas Gerberih. Qytetarët e vendit do të mund të marrin patentën gjermani nëse qëndron të paktën 180 ditë në Gjermani. Ministri Saposvki tha se nga kjo marrëveshja qytetarët do të kenë edhe beneficione të tjera.
Qytetarët tonë të cilët janë jashtë vendit në Gjermani rreth 185 ditë do të kenë mundësi që patentën e shoferit të Maqedonisë ta zëvendësojnë më atë gjermane dhe anasjelltas. Menjëherë pas nënshkrimit duhet të mbarojnë disa procedura në të dy ministritë e vendeve dhe pastaj mund të fillojnë të bëhen zëvendësimet”- deklaroi Oliver Spasovski, ministër i Punëve të Brendshme.
Spasovski tha se Marrëveshja vlen për të gjitha kategoritë e patentave. Me këtë marrëveshje qytetarët të cilët veç më janë të pajisur me leje të vozitjes nga Maqedonia, në Gjermani nuk kanë nevojë të përsërisin as pjesën teorike, as praktike dhe as kontrollet sistematike mjekësore të cilat janë të nevojshme për marrjen e patent shoferit.
Marrëveshje të tilla vendi ka nënshkruan edhe me Italinë, Spanjën, Belgjikën, Hungarinë, Austrinë, Çekin dhe Rumaninë. Pritet së shpejti Marrëveshje të tillë të firmoset edhe me Kosovën.