Patriarku Ekumenik sot takohet me Cipras dhe Pavlopulos

Patriarku Ekumenik Bartolomej gjatë vizitës së tij në Greqi, pas një simpoziumi me temë ekologjinë ku dhe ai do të jetë pjesëmarrës, do ta shfrytëzojë të takoj dhe krerët shtetëror grek.

Marketing

Sot pasdite Bartolomej do të mbajë takim me presidentin e Greqisë, Prokopis Pavlopulos, e pastaj edhe me kryeministrin grek, Aleksis Cipras.

Zyrtarisht nuk janë kumtuar temat për të cilat patriarku Ekumenik do të bisedojë me Pavlopulos dhe Cipras, por takimet vijnë vetëm disa ditë pas kumtesës së patriarkut Ekumenik se “në suazat e kompetencave dhe privilegjeve të patriarkut Ekumenik, do të shqyrtohet dhe do të merret ajo që nevojitet për kthim të kishës në Shkup në korniza ligjore fetare nën emrin Kryepeshkopata e Ohrit”.

Patriarku Ekumenik është në Greqi për shkak të pjesëmarrjes në Simpoziumin ekologjik të nëntë ndërkombëtar nën titullin “Për një Atikë më të gjelbër: duke e mirëmbajtur planetin dhe duke i mbrojtur qytetarët”, që nga data 5 deri më 8 qershor do të mbahet në Athinë dhe në ishujt Speces dhe Idra që i përkasin rajonit të Atikës.

Marketing