Patriarku Nofit: Me zgjidhjen e emrit do të lëvizë edhe çështja e kishës

Patriarku bullgar Neofit pret që zgjidhja e çështjes së emrit të Maqedonisë të lëviz edhe çështjen kishtare të Maqedonisë.

Marketing

“Ende punohet rreth emrit të shtetit Maqedoni. Kur do të vërtetohen të gjitha detajet, do të lëvizet me siguri edhe çështja kishtare”, ka deklaruar për BGNES, kreu i Kishës ortodokse bullgare pas liturgjisë së sotme në kishën “Shën Nedela” në Sofje.

I pyetur se si është pozita e Kishës bullgare për autoqefalinë e kishës ukrainase, patriarku Neofit ka deklaruar se ajo çështje do të shqyrtohet.

“Kjo çështje me rëndësi do të jetë në rend dite. Ne do ta shqyrtojmë”, ka thënë patriarku Neofit, pa mos dhënë më shumë detaje.