Paul Pogba: Lutuni për botën, lutuni për Shqipërinë

Mesfushori i Francës dhe Manchester Unitedit, Paul Pogba, ka shprehur solidaritetin me viktimat e tërmetit shkatërrues në Shqipëri, duke bërë thirrje për t’u lutur për popullin shqiptar.

30 persona kanë mbetur të vdekur dhe qindra të tjerë janë lënduar në një seri tërmetesh që e goditen Shqipërinë, që nga orët e hershme të mëngjesit të ditës së marte

Klube të mëdha italiane dhe futbollistë të ndryshëm të famshëm janë lutur për viktimat e kësaj fatkeqësie tragjike dhe kanë shprehur solidaritet me gjithë popullin shqiptar që nga dita e martë.

Në mesin e tyre dhe njëri prej futbollistëve më të mëdhenj në botë tani, fituesi i Kupës së Botës 2018 me Francën, Pogba.

26-vjeçari ka shkruar në Twitter: “Lutuni për botën, lutuni për Shqipërinë”, në një postim që përmban edhe një fotografi me flamurin shqiptar. /Gazeta Express/

Paul Pogba

@paulpogba

Pray for the World

View image on Twitter
Marketing