Pavarësia e Ukrainës – Osmani iu bashkua nismës së ministrave të jashtëm

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot i është bashkuar nismës ndërkombëtare për shënimin e Ditës së Pavarësisë së Ukrainës- 24 Gushtin.

Marketing

Osmani iu bashkua nismës së Ministrit të Punëve të Jashtme të Ukrainës, Dmytro Kuleba, e cila u mbështet nga një numër i madh i ministrave të punëve të jashtme.

Gjegjësisht, Osmani ka përcjellë vargun e himnit të Ukrainës që ka nisur nga Kuleba në profilin e tij në rrjetin social “X”, e që është përcjellë nga krerët e diplomacisë botërore.

Ky është një tjetër gjest simbolik që konfirmon mbështetjen që Maqedonia e Veriut i jep Ukrainës për mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit të saj territorial, e cila është nën agresionin ushtarak rus.

Në shenjë mbështetjeje, dje në ndërtesën e MPJ-së është vendosur flamuri ukrainas për nder të Ditës së Flamurit Shtetëror të Ukrainës.