Pavarësisht pandemisë, tregjet tradicionale në Malajzi u japin larmi rrugëve

Tregjet tradicionale të Ramazanit të vendosura në rrugët e frekuentuara çdo Ramazan në Malajzi, pavarësisht nga masat e zbatuara në vend për shkak të pandemisë së koronavirusit (COVID-19), e mbajnë gjallë atmosferën e këtij muaji të bekuar për muslimanët.

Në secilën prej qindra tezgave të radhitura krah për krah njëra-tjetrës, mund të gjenden ushqime nga kuzhina malajziane, kuzhinat aziatike, Lindja e Mesme dhe Perëndimi, ëmbëlsira tradicionale dhe lëngje të frutave tropikale, si dhe shumë lloje të pijeve të ftohta.

Marketing

Tregtarët zakonisht hapin tezgat e tyre në orët e pasdites kur bien temperaturat, ndërsa klientët që duan të marrin iftar dynden në tregje një orë para iftarit.

Tregjet e Ramazanit, të cilat vendosen çdo vit në Malajzi, u ndaluan për herë të parë vitin e kaluar për shkak të shtetrrethimit të shpallur në vend nën masat anti-COVID-19.

Këtë vit, qeveria lejoi që tregjet e Ramazanit të ngriheshin me një numër të vogël tezgash, ndërsa kufizoi numrin e vizitorëve në 800 në të njëjtën kohë. Iftaret kolektive që mbahen çdo vit në rrugët ku ndodhen tregjet u ndaluan gjithashtu këtë vit për shkak të rrezikut nga pandemia.

Muslimanët malajzianë shijojnë tregjet e Ramazanit pavarësisht nga kufizimet e vendosura nga masat epidemiologjike.

Një treg Ramazani, i vendosur në Sheshin e Pavarësisë në Kuala Lumpur, njihet si tregu më i mbushur me njerëz dhe më i famshëm i qytetit.

Ndërkaq, tregu në Kampung Padang, një nga periferitë e kryeqytetit, është ndër vendet ku ka kërkesa të shumta nga qytetarët.

Muhamed Shefik, një nga pronarët e tezgave në Kampung Padang, tha për AA se vendos tezgë në këtë lagje tashmë pesë vjet.

“Mund të them se këtë vit ne po përjetojmë Ramazanin më të qetë. Në vitet para pandemisë, ndoshta qindra tezga do të ishin krah për krah në rrugën ku gjendemi dhe trafiku këtu do të ishte rritur drejt orëve të iftarit”, deklaroi Muhamed.



. .

Marketing