Pavleski: Administrata lokale duhet të jetë profesionale dhe e depolitizuar

Zëvendësministri për vetëqeverisje lokale, Dejan Pavleski, sot morri pjesë në  tryezën e rrumbullakët në temë – “Procedurat e punësimit në administratë në nivel qendrorë dhe lokal pas zgjedhjeve ” organizuar nga “Platforma e organizatave joqeveritare për luftë kundër korrupsionit” dhe Agjencia Amerikane për zhvillim ndërkombëtar.

Marketing

Për nevojat e projektit të USAID-it për pjesëmarrje qytetare në këtë debat u prezantuan edhe rezultatet e hulumtimit nga përfaqësuesit e agjencisë hulumtuese “Brima Gallup”.

Zëvendësministri Pavleski në fjalimin e tij theksoi rëndësinë e jashtëzakonshme të administratës publike në përgjithësi, e në veçanti për  nivelin lokal, sepse vazhdimisht flitet  për përmirësimin e ofrimit të shërbimeve publike lokale, ndërsa  harrohet se këto shërbime i ofron administrata lokale, e cila duhet të jetë profesionale, e depolitizuar dhe e aftësuar. Për fat të keq partizimi i administratës publike veçanërisht në 12 vitet e fundit, te qytetarët e rriti mosbesimin te sistemi dhe e minimizoi shpresën për drejtësi dhe trajtim të barabartë.

– “Sipas hulumtimit të prezantuar, trendet e favorshme pas zgjedhjeve lokale dhe shpresat e shprehura  në mesin e të anketuarve, edhe neve  si politikan na japin besim se jemi në rrugën e duhur, por edhe obligim që të vazhdojmë të punojmë për të siguruar shërbime më cilësore për të gjithë qytetarët tanë dhe kushte më të mira për jetë në tërë territorin e Republikës së Maqedonisë “, – theksoi  zëvendësministri Dejan Pavleski.

 

Marketing