Pazaret e drogës, dy shqiptarë qëllojnë me armë bashkatdhetarin e tyre dhe e hedhin në lumë

Dy shqiptarë kanë përfunduar në prangat e karabinierëve në Venecia të Italisë, pasi qëlluan me armë për të vrarë një 25 vjeçar po me origjinë shqiptare.
I riu u qëllua me një plumb në barkë dhe të bindur se ai kishte ndërruar jetë, shqiptarët e kanë hedhur atë në lumë. Por, i riu siç shkruan “Il Giornale”, ka arritur të shpëtojë dhe të kërkojë ndihmë.

Marketing

Në pranga përfunduan Lefter Disha, 46 vjeç, dhe Armiol Gjoka, 32 vjeç, të akuzuar për vrasjen në tentativë të 25 vjeçarit me iniciale D.E, i cili gjendet ende në spitalin San Dona.

Sipas hetimeve paraprake, dy shqiptarët kishin lënë takim me 25 vjeçarin natën e 1 janarit rreth orës 22:30.
Ata akuzuan të riun për vjedhje të kokainës së tyre, por 25 vjeçari ka mohuar përgjegjësinë për incidentin.