PD, plan kombëtar kundër krimit dhe pastrimit të parave

Me një gjuhë të ashpër, kryedemokrati Lulzim Basha paralajmëroi të gjithë zyrtarët dhe ish-zyrtarët që kanë abuzuar me fondet publike se i pret burgu. Në daljen e tij të parë publike për muajin gusht, Basha foli pas reportazhit të publikuar në RAI 3 për drogën në Shqipëri, ndërkohë që bëri të qartë se çdo pasuri e vendosur nga aktivitetet kriminale gjatë qeverisjes së PS do të sekuestrohet.

Marketing

Shqipëria nuk ka mundur të zgjidh krizën politike, por Lulzim Basha ka gati planin për të qeverisur vendin. Dhe puna do të nis me ndëshkimin e atyre që përgjatë kohës kur kanë pasur pushtet kanë abuzuar dhe kanë vjedhur. Në këtë aksion, kryedemokrati Basha tha se s’do te kursehen as kryeministra, ministra dhepërfaqësues ndërkombëtarë.

Plani kombëtar i PD kundër krimit dhe pastrimit të parave i hartuar edhe me ekspertë ndërkombëtar do të paraqitet në shtator. Basha tha se çdo zyrtar do t’i paguaj vetë dëmet që i ka sjellë vendit.

Daljen e tij të parë për muajin gusht nga selia blu, Lulzim Basha e bëri pak orë pas publikimit të Reportazhit në RAI 3 për kriminalitetin dhe drogën në Shqipëri. Duke i’u referuar autoriteteve italiane, Basha foli për një kultivim të lartë të lëndëve narkotike.

Ndonëse nuk janë më pjesë e institucione, Lulzim Basha thotë se e ka gjetur formulën për të ndëshkuar krimin përmes një pakete të re ligjore në vjeshtë.