PDSH dhe RDK drejt koalicionimit?!

Kryetari i RDK-së, Vesel Memedi ka shprehur gatishmëri për të bërë një koalicion siç e quajti të vërtetë opozitar kombëtar, ku sipas tij do të bënin pjesë Lëvizja BESA, PDSH dhe RDK.

Marketing

“Jemi të interesuar të japim kontribut për çështjen kombëtare. Nëse kërkohen nga ne si RDK nga forcat progresive në vend që të japim kontribut për

Krijimi i një opozite të shëndoshë kombëtare atëherë RDK është gati ti përgjigjet kësaj iniciative”, theksoi Memedi.

Ndërsa kreu i PDSH-së, Menduh Thaçi ka paralajmëruar ditë më pare se partia e tyre pritet të shkojë në zgjedhje e vetme, megjithatë, përveç se me BDI-në, nuk përjashtohet koalicioni edhe me RDK-në e Vesel Memedit. “Vetëm vetëm, do të shkoj. Po. 99% vetëm do të shkojë. Ka disa parti të vogla shqiptare të cilat nuk duken të rëndësishme por kam vërejte tek ata një dinjitet në momente të caktuara. Një nga ata parti që unë mendoj se mund të bisedojmë, nuk jam i sigurte se mund të bëjmë koalicion, është RDK-ja e z. Vesel Memedit”, ka thënë Thaçi për Express. Por nga ana tjetër, Lëvizja BESA deri tani nuk ka folur për një kombinatorikë të tillë koalicionimi.