PDSH: Filloi rrënimi i “Lëvizjes BESA” në Tetovë

Në vazhdën e aderimeve të reja sot në rradhët e Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH) kaloi e gjithë kryesia e Lëvizjes BESA të fshatit Gajre – Tetovë. Rradhëve të PDSH-së i ju bashkangjitën edhe një numër i konsiderushëm i aktivistëve dhe anëtarëve të Lëvizjes BESA nga ky vendbanim.

Marketing

Partia Demokratike Shqiptare e përshëndet këtë veprim dhe fton të gjithë shqiptarët, pa marrë parasysh bindjet e tyre politike që të rreshtohen pas “Marrëveshjes politike” që e propozon PDSH-ja dhe lideri i saj Menduh Thaçi.