Pasi muaj më parë zyrtarizoi kandidaturën e Azem Sadikut për të parin e Komunës edhe për një mandat tjetër, Partia Demokratike për Shqiptarët sot ka zyrtarizuar edhe listën e kandidatëve për këshilltar në këtë komunë.
“Bartëse e listës do të jetë Mevlane Ibrahimi. Në këtë kuvend kandidati i PDSH-së për kreun e komunës së Studeniçanit, Azem Sadiku prezantoi para kuvendarëve të degës projektet e shumta të realizuara gjatë mandatit katër vjeçar si dhe elaboroi platformën me të cilën do të garojë në këto zgjedhje. Kjo platformë parasheh realizim të projekteve në të gjithë vendbanimet e komunës së Studeniçanit”, njoftuan nga PDSh-ja.