PDSH-ja nesër prezanton kandidatët për deputetë

Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) sonte në seancë t. Kryesisë qendrore vendosi nesër të ketë konventë. Në këtë tubim partiak do të prezantohen kandidatët për deputetë.

Marketing

“Patëm takim të kryesisë qendrore në të cilin është biseduar për konventën partiake të planifikuar për nesër. Pas diskutimit në suaza të kryesisë ku ishin të pranishëm edhe kryetarë të degëve u mor vendim që konventa të mbahet në Tetovë”, theksoi Driton Ibishi, zëdhënës i PDSH-së.
Konventa do të mbahet në sallën sportive të gjimnazit “Kiril Pejçinoviq” në orën 18.