Shkruan: Bardhyl Dauti – Kryetar i Departamentit Ekonomik pranë PDSH dhe Ministër për Investime të Huaja
Qytetarët shqiptarë dhe muslimanë, të cilët përbëjnë një pjesë të konsiderueshme të popullsisë në Maqedoninë e Veriut, nisur nga nevojat pragmatike që lidhen me ritmet ditore të aktiviteteve përgjatë 30 ditëve të muajit të Ramazanit, të elaboruara edhe nga kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, z. Menduh Thaçi, në konferencën e mbajtur të datës 16 Prill 2020, kanë nevojë për lëvizje të lirë më toleruese dhe fleksibile.
Në këtë drejtim, njëkohësisht, duke respektuar masat e distancës sociale dhe kufizimin e takimeve grupore përgjatë periudhës 30 ditore të muajit të Ramazanit, si masa të përshtatshme që i ndihmojnë shëndetësisë publike të menaxhojë ritmin aktual dhe potencial të infektimeve të qytetarëve me virusin e njohur, si ministër i PDSH-së, zyrtarisht propozova në mbledhjen e 42 të qeverisë, që të aplikohet një orar i ri i regjimit policor që favorizon lëvizje të lirë të qytetarëve me një orar më fleksibël dhe tolerues, nga ora 19:00 e mbrëmjes deri ora 07:00 e mëngjesit.
Shpresojmë që ky propozim, pasi t’i atribohen edhe modalitetet e shtabit qendror të krizës për COVID-19, në funksion të kujdesit ndaj masave anti-COVID, do të merr formën e përshtatshme para miratimit si vendim qeveritar dhe do të jetë e mirëseardhur për qytetaret shqiptar dhe musliman, parasëgjithash nga aspekti i mirëqenies së shëndetësisë publike, ku kuptohet qe lëvizja e lirë duhet të tolerohet deri në masën që kjo lëvizje nuk rrezikon askënd.
Shërbimi për Informim, PDSH