PDSH konfirmon mbështetjen për Ramiz Merkon në Strugë

Partia Demokratike Shqiptare nëpërmjet një kumtese lëshuar mediave, ka konfirmuar mbështetjen për kandidaitn për Komunën e Strugës, Ramiz Merko nga radhët e BDI-së, transmeton TV21.

Marketing

“Partia Demokratike Shqiptare, Dega e Struges njofton për mbështetjen e kandidatit të BDI-së në Strugë z. Ramiz Merko.

Kjo përkrahje i jepet konform marrëveshjes së arritur në nivel qëndror të dy subjekteve paraprake”, njoftojnë nga PDSH-ja.