PDSH lëshoi takimin e liderëve

Përfaqësuesi i Partisë Demokratike të Shqiptarëve, ish deputeti Orhan Ibrahimi lëshoi takimin në kabinetin e presidentit Stevo Pendarovski ku po diskutohet shtyrja eventuale e zgjedhjeve të parakohshme të 12 prilli si pasojë e pandemisë me virusin korona. Ibrahimi në dalje prej Vilës Vodno shprehu revoltën e formatit të takimit, ku po marrin pjesë 5 parti shqiptare dhe 2 maqedonase. Sipas tij VMRO-ja dhe LSDM-ja janë dakorduar për shtyrjen e zgjedhjeve dhe se partitë shqiptare janë të ftuara si dekor në takim.

Marketing