PDSH mbajti kuvend zgjedhor në Haraçinë

Në vazhdën e përgatitjeve të kongresit të shtatë të Partisë Demokratike Shqiptare që do të mbahet të shtunën në Tetovë, dje u mbaj kuvendi i rregullt në degën e PDSH-së në Haraçin.
Punimet e këtij kuvendi i ndoqi kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi dhe kryetari i këshillit për organizimin e kongresit të partisë, Azem Sadiku.

Marketing

Në kuvendin e degës së Haraçinës për kryetar të degës u zgjodh Ismet Sinani. Gjithashtu në këtë kuvend u zgjodhën edhe 15 delegatët e kongresit të Partisë Demokratike Shqiptare.

Kryetari Thaçi pasi përshëndeti punimet e kuvendit theksoi rëndësinë forcimit të forcës politike të PDSH-së në drejtim të shtyrjes përpara të proceseve integruese në NATO dhe BE, si dhe të mbrojtjes të interesave të shqiptarëve në Maqedoni.
Shërbimi për Informim – PDSH

Marketing