Në vazhdën e përgatitjeve të kongresit të shtatë të Partisë Demokratike Shqiptare sot u mbajt kuvendi i rregullt i degës së PDSH-së në Tetovë. Punimet e kuvendit i ndoqi kryetari i partisë, Menduh Thaçi, si dhe kryetari i këshillit për organizimin e kongresit të partisë, Azem Sadiku.
Në kuvendin e degës së Tetovës për kryetar të degës u zgjodh Abdylhadi Iljazi. Gjithashtu në këtë kuvend u zgjodhën edhe delegatët e kongresit, si dhe propozimet për anëtarë të kuvendit qendror të Partisë Demokratike Shqiptare.
Kryetari Thaçi pasi përshëndeti punimet e kuvendit theksoi rëndësinë e ri-strukturimit dhe forcimit të degës së Tetovës andaj në këtë drejtim kërkoi një angazhim maksimal të strukturave partiake, si dhe potencoi se dyert e Partisë Demokratike Shqiptare janë të hapura për të gjithë shqiptarët pa marrë parasysh bindjet e tyre politike.