PDSH mbështet 5 korrikun si datë për zgjedhjet

Kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi ka njoftuar sot se partia e tij është dakord dhe e përgatitur që zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbahen më 5 korrik.

Marketing

“Mendojmë se është data më e preferuar. Qëndrimet tona, sidomos muajin e fundit, kanë qenë se zgjedhjet duhet të mbahen sa më shpejtë edhe pse situata është e vështirë. Duhet ta debllokojmë këtë mënyrë të funksionimit të qeverisë, me forca politike që më shumë kujdesen për rejtingun e tyre se sa për shëndetin e qytetarëve dhe në të njëjtën kohë besoj se janë përmbushur të gjitha kushtet që të kemi ndryshmi të madh, historik, që kuadrot e BDI-së të zëvendësohen me kuadro të tjera të përgatitura” tha Thaçi./TV21