Me fitoren e kandidatit të përbashkët qeveritar rrumbullakohet procesi i anëtarësimit të vendit në NATO me të cilin i jepet edhe një goditje tentimit për ndërhyrje e politikës së Rusisë në këto hapësira, deklaroi në konferencën e për shtyp pas përfundimit të raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale, zëdhënësi i Shtabit Qendror Zgjedhor të PDSH-së, Luan Tresi.
Sipas tij tashmë nuk duhet të ketë pengesa për rrugën edhe më të sigurt drejt Bashkimit Evropian.
Ai në emër të shtabit qendror zgjedhor të Partisë Demokratike Shqiptare i shprehu falënderim të veçantë për gjithë ata shqiptarë që dolën në votime dhe kontribuan që të mundësohet zgjedhja e presidentit të Maqedonisë Veriore.