PDSH përgatitje për zgjedhjet lokale, Thaçi takoi Bexhetin dhe Sadikun

Sadi Bexheti për Komunën e Tetovës dhe Azem Sadiku për Komunën e Studeniçanit, janë kandidatët e PDSH-së që do të garojnë për zgjedhjet lokale në tetor të këtij viti.

Marketing

Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi, ka takuar Bexhetin dhe Sadikun, përfshirë edhe një pjesë të kryesisë, për të nisur parapërgatitjet për zgjedhjet lokale. Thaçi kohë më parë deklaroi se nuk ka biseduar për ndonjë koalicion të mundshëm në zgjedhjet lokale, por bëri të ditur se është i gatshëm që të bisedojë me të gjithë, përveç se me BDI-në, pasi që sipas tij, nga ata ka ardhur e keqja.

“Ne jemi të gatshëm të bisedojmë edhe kandidati të bisedojë me të gjitha forcat politike, përveç BDI-së, që ta mbështesin pasi që plani jonë është promovimi i kandidatit më pas fushata, edhe kur të zgjidhet të jetë përfaqësues i qytetarëve, jo i PDSH-së”, ka theksuar kreu i PDSH-së.

PDSH pritet që në zgjedhjet lokale të dalë me kandidatët e saj në disa komuna.