PDSH propozon orar të ri të lëvizjes për shkak të muajit të shenjtë të Ramazanit

Për shkak të specifikave dhe nevojave të qytetarëve gjatë muajit të Ramazanit, në konferencën e sotme për media kryetari i PDSH-së z. Menduh Thaçi paralajmëroi propozimin për zhvendosjen e orës policore, e mundësia e lëvizjes gjatë Ramazanit të jetë nga ora 07:00 deri në 19:00.

Marketing

Ndërsa, në mbledhjen e sotme të Qeverisë të njëjtën zyrtarisht e parashtroi ministri nga rradhët e PDSH-se z. Bardhyl Dauti.

Shpresojmë që ky propozim i PDSH-së të aplikohet meqenëse shqiptarët dhe muslimanët kanë një ritëm tjetër të jetës gjatë këtij muaji.

Shërbimi për Informim, PDSH

Marketing