Kovid 19 Britani, zgjaten dhe 3 javë masat shtrënguese

Pas situatës së rëndë të krijuar nga koronavirusi, Britania e Madhe ka vendosur të zgjasë dhe për 3 javë masat shtrënguese për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të pandemisë.

Marketing

Lajmi është konfirmuar nga sekretari i shtetit Dominic Raab përmes një deklarate për shtyp, ku u bë dhe përditësimi i bilanci i viktimave dhe personave të prekur nga virusi i ri me origjinë nga Kina.

Sekretari Raab, i cili është mandatur dhe si zëvendësuesi i kryeministrit Johnson, konfirmoi se numri i viktimave në Britaninë e Madhe ka shkuar në 13 729.

“Masat tona hap pas hapi po merren pas konsultimet me autoritetet shëndetësore dhe kanë si qëllim për mbrojtjen e jetës së qytetarëve. Në të njëjtën kohë po punojmë dhe për rritjen e kapaciteteve në spitale për personat e infektuar”, u shpreh sekretari Raab.

Marketing