Nga sot Republika e Maqedonisë së Veriut është anëtarja e 30-të e plotfuqishme e organizatës më të fuqishme – NATO, e me këtë zgjidhen çështje shumë të rëndësishme për nga aspekti strategjik dhe gjeo-politik.
Me këtë, Partia Demokratike Shqiptare si një parti që pa dilema është përcaktuar për vlerat demokratike, përfundimisht realizoi qëllimin e kahmotshëm që Republika e Maqedonisë së Veriut të drejtohet drejt civilizimit perëndimor.
Partia Demokratike Shqiptare, ashtu si deri tani, do të angazhohet edhe në të ardhmen për reforma të mirëfillta dhe eliminim të të gjitha dukurive negative brenda Republikës së Maqedonisë së Veriut.
27 mars 2020
Departamenti për Politike të Jashtme