PE miraton marrëveshjen që ndihmon Ballkanin Perëndimor

Presidenca e Këshillit Europian dhe Parlamenti Europian kanë arritur marrëveshjen e përkohshme për tekstin e vendimit për Rritjen Ekonomike për Ballkanin Perëndimor.

Marketing

Marrëveshja është pjesa qendrore e Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor prej 6 miliardë eurosh të paraqitur nga Komisioni Evropian në nëntor 2023.

Negociatorët e Parlamentit Evropian, Tonino Picula dhe Karlo Resler, thanë se me këtë marrëveshje sigurohen 6 miliardë euro për reforma serioze ekonomike dhe strukturore, përmes së cilave vendet e Ballkanit Perëndimor mund të shënojnë përparim më të madh në procesin e integrimeve evropiane.

Nga 6 miliardë euro, 2 miliardë do të jepen si grante pa kthim, ndërsa 4 miliardë në formën e kredive të favorshme. Programi do të mbulojë periudhën nga viti 2024 deri në 2027.

Marketing