Me 47 vota për, nëntë kundër dhe një të përmbajtur, Komisioni për punë të jashtme i Parlamentit Evropian e miratoi raportin e raportuesit Ivo Vajgëll për Maqedoninë në të cilin mbështetet hapje e negociatave me BE-në në qershor të vitit 2019. Raporti duhet tani të miratohet në seancë plenare të Parlamentit Evropian gjatë nëntorit.
Varësisht nga zhvillimi i gjendjes politike në Maqedoni deri atëherë është lënë mundësi e hapur që të dorëzohen amendamente plotësuese. Vajgëll dorëzoi një amendament plotësues pas referendumit që u mbajt më 30 shtator në të cilin thuhet se nevojitet mbështetje plotësuese për ardhmërinë euroatlantike të vendit dhe ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës. Euro-deputetët e inkurajojnë Qeverinë që t’i ndërmerr të gjithë hapat e nevojshme për respektimin e dispozitave nga marrëveshja me Greqinë, qëndron në amendament.
Ditën e djeshme në debatin e fundit për Maqedoninë para votimit të sotëm, euro-deputeti Eduard Kukan paralajmëroi se në qoftë se vjen deri në zgjedhje të parakohshme në vend “një kohë të gjatë do të ketë kaos”.