Parlamenti Evropian ka propozuar të ndërpriten negociatat e Turqisë për anëtarësim në BE.
PE është e zhgënjyer me faktin se Turqia vazhdon sistematikisht me shkeljen e të drejtave të njeriut, nuk i respekton ligjet dhe e kufizon lirinë e mediave, thuhet në kumtesën e PE-së.
Europarlamentarët sot me 370 vota “për”, 109 “kundër” dhe 143 “të përmbajtur” e kanë votuar Rezolutën me të cilën përshëndetet vendimi i vitit të kaluar të Turqisë të shfuqizojë gjendjen e jashtëzakonshme, e vendosur pas grushtetit të pasuksesshëm në vitin 2016.
PE e ka ftuar Turqinë të përmbush 72 pikë referimi që janë të patjetërsueshme për liberalizimin e vizave.
Ndryshe, negociatat mes Brukselit dhe Ankarasë për anëtarësim të Turqisë në BE ka filluar në vitin 2005.