Pedro Rodriguez duhet t’i nënshtrohet një operacioni, pas dëmtimit që pësoi në finalen e Kupës FA.
Përveç humbjes, Pedro pësoi edhe një lëndim i cili e obligoi atë të largohet nga fusha e blertë me ndihmën e mjekëve.
Sipas raportimeve të fundit, lojtari duhet tashmë t’i nënshtrohet një operacioni për të shëruar problemet në shpatullën e dëmtuar, transmeton lajmi.net.Pedro thuhet se do të futet në operacion gjatë orëve të ardhshme.
Lojtari spanjoll pritet të jetë një muaj jashtë fushave të blerta.