Pekini vendos përsëri masa të rrepta kufizuese për shkak të valës së re të koronavirusit, ndërsa autoritetet janë duke u bërë thirrje qytetarëve që të mos largohen nga shtëpitë e tyre, njofton gazeta “Saut Çajna Morning Post”.
Gazeta shkruan se të gjitha shkollat fillore dhe të mesme në qytet do të mbyllen, ndërsa studentët do të vazhdojnë të mësojnë nga shtëpia. Universitetet, po mbyllen, gjithashtu, si edhe të gjitha objektet zbavitëse dhe sportive.