Zgjedhjet e 15 korrikut nxorrën sërish fitues partinë shqiptare BDI-në .Vetëm një ditë më pas kanë filluar përplasjet brenda kampit opozitarë shqiptarë ndërsa shënjestra kanë qenë pikërisht krerët më të lartë dhe përgjegjës në këto zgjedhje që megjithatë nuk arritën ta fitojnë BDI-në informon TetovaSot.
Një deklaratë e Arben Taravarit pas përfundimit të procesit zgjedhorë kur tha se sipas informacioneve nga shtabet tona, ne jemi në epërsi të madhe dhe presim fitore bindëse, kaq ka mjaftuar që ai të ketë reagime nga ana e bashkëpartiakëve të tij më të ngushtë sic është z. Arta Toci.Ajo përmes një postimi në rrjetin social facebook thotë se : Festat për fitoren e individit në komunën ku partia del humbëse flasin shumë!
Kjo duket se i referohet pikërisht Shefit të Shtabit të ASH-së Arben Taravari që humbi pikërisht në qytetin e tij që ai vazhdon ta administrojë, pra Gostivarin .