Javët e fundit, Kylian Mbappe ka gjetur sërish formën e tij. Pas tripletës kundër Barcelonës në Ligën e Kampionëve, sulmuesi i Paris Saint-Germain shënoi dy herë kundër Dijon në kampionat, duke shkuar në kuotën e 23 golave këtë sezon, për të mos përmendur 9 asistimet.
Rekordi i kampionit të botës me Francën në vitin 2018 me klubin parisien ka qenë stratosferik që nga mbërritja në 2017.
Kohët e fundit, Arsene Wenger e krahasoi atë me Pele , sot është vetë Mbreti që e përcakton atë si pasardhësin e tij të denjë.
“Mbappe mund të bëhet trashëgimtari im, dhe nuk po e them me shaka. Ka aftësi për të luajtur shpejt. Ai është një sulmues që mendon shpejt. Kur topi mbërrin në këmbët e tij, ai e di çfarë të bëjë, e ka në kokë idenë se ku të shkojë dhe si ta orientojë lojën për të gjetur zgjidhjen më të mirë. Këto janë gjithashtu karakteristika të rëndësishme në futbollin e sotëm. Kylian është gjithashtu i shpejtë në vrapim dhe në driblim, si unë”, tha ai për Gazzetta dello Sport.
Mbappe e ardhmja Pele? Është ende shumë herët për ta thënë, por karriera e sulmuesit 22-vjeçar ka nisur mjaft mirë.