Pëllumbaxhit e Shkupit

A e dini se njerëzit filluan të ruanin dhe të kujdeseshin për pëllumba 10.000 vjet më parë? Ky profesion i lashtë është ende aktual dhe aktiv e kidhe sot, dhe nderin e Shkupit e mbrojnë disa pëllumaxhi të vjetër dhe me përvojë, të cilët e ushtrojnë këtë zanat me dekada.

Marketing

Rabit Asani – Xheri në Fushë Topanë është kujdesur për lloje të ndryshme të pëllumbave tashmë dy dekada, disa prej tyre deri në 20 vjeç. Simo Nestorov, ose Xha Pajto tek Pestaloci, ishte i njohur në lagje për mirësinë e tij dhe 50 pëllumbat që i nxirte nga habitati i tyre çdo ditë. Dhe Dule Atanasov nga Kisela Voda mund të mburret se kujdeset për lloje më të ndryshme të pëllumbave, por varieteti i tij i preferuar janë postierët që e dinë aq mirë rrugën për në shtëpi sa qëkur i lëshon në Serbi, ata gjejnë vetëm rrugën e tyre mrapa për në Kisela Voda.

Edhe pse në të kaluarën në Shkup kishte shumë më shumë pëllumba se sot, profesioni pëllumbaxhi ngadalë po bëhet një profesion që është një gjë e rrallë. Sidoqoftë, pëllumbaxhit me përvojë e dinë që pa dallim nga kjo, ky profesion ka vlerë. Nëse ruhen si duhet, një pëllumb mund të kushtojë deri në 2,000 euro, dhe rekordi botëror aktualisht mbahet nga një pëllumb belg garash, i shitur për shumë prej 1,9 milion dollarë.

Marketing