Pendarovski: 24 orë më ndjek një shërbim sekret i afërt me opozitën

Kandidati për president i partive në pushtet, Stevo Pendarovski ka theksuar se ai dhe familja e tij po ndiqen 24 orë nga një shërbim sekret i afërt me partinë më të madhe opozitare. Ai këtë e ka theksuar në një intervistë për 1TV.

Marketing

Sipas tij, tanimë 10 ditë po publikohen fotografi nga lokacionet ku ai lëvizë. “Kjo është vetëm një sinjal, rreth asaj se si po ecën fushata për presidentin, por do të jetë edhe më e pistë. Mbetjet e regjimit nuk guxojnë të tolerohen, kjo është punë e institucioneve”, theksoi Pendarovski.