Presidenti Stevo Pendarovski e pranoi propozimin e Qeverisë së RMV-së, që për shkak të parandalimit të përhapjes së koronavirusit COVID-19, një pjese të pjesëtarëve të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut të angazhohen në përballjen me gjendjen e krizës në territorin e Dibës dhe kufirit me Shqipërinë.
Siç bëri të ditur shërbimi i presidentit Pendarovski, Armata do t’u ndihmojë forcave policore shtërore dhe lokale në kryerjen e detyrimeve pasi në këto vende u shpall gjendja e jashtëzakonshme.
Vendimi hyri në fuqi sonte dhe do të zgjasë deri më 11 prill 2020.
Një ndër vendimet e seancës së 18 qeveritare është që Shtabi i Krizës pranë Qendrës për Menaxhim me Kriza menjëherë të fillojë me hartimin e planit veprues për parandalim dhe ballafaqim me gjendjen e krijuar në zonat e komunave, me rishikim të plotë të resurseve të disponueshme njerëzore dhe materialeve teknike dhe plan të veprimit koordinues në zonat e krizës.