Pendarovski: Ata e duan Maqedoninë vetëm kur janë në pushtet, ne e duam edhe kur jemi edhe kur nuk jemi, sepse ajo është nëna jonë e vetme

Në kuadër të karvanit zgjedhor, kandidati për president Stevo Pendarovski sot u takua me qytetarët e fshatit Belçishtë të komunës së Debërcës dhe me qytetarët e komunës së Vevçanit.

Marketing

Duke folur për mënyrën e sundimit të opozitës në kohën kur ishte në pushtet, Pendarovski në fshatin Belçishtë theksoi se në kohën e tyre kishte dy grupe të qytetarëve, pra të tyret dhe tanët, përkrahës të VMRO-së dhe të tjerëve. Dhe se për dallim nga struktura aktuale në pushtet, e cila nuk bëri gabime të mëdha strategjike që do ta rrezikonin shtetin, VMRO-DPMNE bëri gabime të mëdha dhe të vogla.

“Opozitës i pengon që Maqedonia po ecën përpara, drejt vendeve të zhvilluara, sepse ne kemi merita për ato suksese, jo ata. Ata e duan Maqedoninë vetëm kur janë në pushtet dhe ne e duam edhe kur jemi edhe kur nuk jemi në pushtet, sepse ajo është nëna jonë e vetme”, tha Pendarovski.

Nga Vevçani, kandidati për president Stevo Pendarovski tha se njerëzit dinë të gjykojnë nëse dikush mendon vetëm për veten dhe xhepin e tij apo nëse mendon për të ardhmen tonë. Duke folur për antikandidatin e tij, i cili nuk u paraqit në tubimin e paralajmëruar dy ditë më parë në Vevçan, Pendarovski theksoi se nuk kemi nevojë për president që ka dikë mbi vete.

“Nuk mund ta imagjinoj të them se je presidenti i të gjithëve dhe të kesh dikë mbi ty, dikë që do të të thotë si të punosh. I tillë është rasti me Siljanovskën dhe Mickoskin. Ai që e mbështet do të jetë edhe president edhe kryeministër. Të ndryshojmë kushtetutën dhe ta lejojmë të jetë njëkohësisht edhe kryetar i Kuvendit. Së paku do të kursejmë para, e efektet do t’i shohim në të ardhmen”, shtoi Pendarovski.