Gjendja në rajon lidhur me zhvillimet aktuale dhe integrimin e vendeve në BE, kanë qenë tema midis Presidenti Stevo Pendarovski, dhe Patriarkun Bartolomeu në kuadër të vizitës së punës në Republikën e Turqisë. Partiarku Bartolomeu ka theksuar se e mbështetë anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut dhe vendeve të ballkanit në BE.
“Dëshiroj për të gjitha vendet e ballkanit veçanërisht për ata që nuk janë pjesë e BE-së dëshiroj që sa më shpejtë ti përmbyllin procedurat dhe ajo të ndodh një ditë. Përshëndesim gjithë popullin orthodoks kishë amë dhe gjithë popullin orthodoks të maqedonisë së veriut. Dëshiroj të keni stabilitet dhe paqë.”, tha Bartolomeu, kryepeshkop i Kostandinopojës-Roma e Re
“Fillimisht më bën të lumtur që bisedoj me ju në gjuhën time amtare. Konsideroj se është vlerë dhe e vleshme që jemi shtet aq kohë dhe që kemi arritur jo vetëm unë por të gjithë ata para meje, politikanë dhe liderë relegjiozë të mbajnë një kohezion.”, tha Stevo Pendarovski, president i RMV-së.
Në takim presidenti Pendarovski ka theksuar rëndësinë e rolit të Patriarkanës së përgjihshme në nxitjen e dialogut për të gjitha çështjet e hapura në botën ortodokse.