Pendarovski: Borisov dhe Cipras na shpëtuan nga izolimi ndërkombëtarë

Presidenti Stevo Pendarovski vlerëson lartë rolin e Bullgarisë dhe Greqisë për të nxjerrë vendin nga izolimi ndërkombëtar në të cilin e kishte zhytur, siç thotë ai, regjimi i Nikolla Gruevskit. Në një intervistë për agjencia bullgare “Bgnes”, Pendarovski thotë se në atë periudhë ishte përdorur propagandë antibullgare dhe me qëllim ishte lënë pas dorë zhvillimi i infrastrukturës mes dy vendeve.

Marketing

Nuk është i tepërt kualifikimi që bën shpesh Zoran Zaev për rolin e Bojko Borisovit dhe qeverisë aktuale bullgare kur thotë se bashkë me Ciprasin, ata, bashkë me fuqinë e brendshme këtu, ndihmuan të dalim më shpejt nga izolimi ndërkombëtar… Ne sapo kishim dalë nga një regjim autokrat i Nikolla Gruevskit i cili nuk ishte vetëm anti-perëndimor, por edhe anti-shqiptar dhe anti-bullgar. Ai ishte devijimi më i madh historik që lideri i VMRO-së historike ta ketë më të afërt Beogradin se Sofjen”-tha Stevo Pendarovski, president.

Pendarovski nuk e mbështet idenë e Mini-Shengenit midis vendeve të Ballkanit nëse kjo nënkupton organizim alternative si kompensim për mos-anëtarësim në BE.