Pendarovski-Çaputova:Sllovakia pret që shumë shpejtë Maqedonia e Veriut t’i bashkohet BE-së

Në ceremoni me nderimet të larta shtetërore, presidenti Stevo Pendarovski e priti presidenten e Sllovakisë, Zuzana Çaputova, e cila ka ardhur në vizitë zyrtare në Maqedoninë së Veriut. Në fokus të bisedimeve ishin marrëdhëniet bilaterale, përvojat e Sllovakisë nga procesi i anëtarësimit në BE, aleanca në NATO dhe sfidat e sigurisë në rajon dhe Evropë. Presidenti e falënderoi për mbështetjen e sinqertë sllovake për integrimet evropiane të Maqedonisë dhe theksoi se procesi ynë i anëtarësimit fillon në një moment kritik për arkitekturën e sigurisë evropiane. Më pas vendosën kurora lulesh në varrin e Goce Dellçevit. Çaputova është takuar edhe me kryeministrin Dimitar Kovaçevski.

Marketing

“Dua që në veçanti, që ta falënderoj, e bëra edhe brenda por dua edhe publikisht, Republikën e Sllovakisë, e cila na dha mbështetje në gjithë këto vite derisa prisnim të hapim bisedimet e merituara dhe mbështetja e Sllovakisë ishte me bazë parimore, nuk kishte politizim të asnjë çështjeje, as për ndonjë problem të aktualitetit apo çështje historike, bashkë me të tjerët në Grupin e Vishegradit, Sllovakia, lirisht mund të them se ishte një prej avokatëve tanë më të mirë në kohën kur prisnim të zgjidhim barrierat e tjera në rrugë dhe nisim bisedimet”, theksoi Stevo Pendarovski, president i Maqedonisë së Veriut.

“Para disa muajve, për fat të mirë, bisedimet filluan dhe besoj, duke pasur parasysh se jemi dy vende anëtare në NATO, pres që shumë shpejt do të jemi bashkë edhe në BE. Siç përmenda, marrëdhëniet e shkëlqyera aktuale janë bazë e shkëlqyer për thellim të bashkëpunimit dhe për shkak të kësaj një pjesë e vizitës sime përfshin edhe delegacion nga sfera e biznesit dhe organizata joqeveriatre si dhe veprimtarinë hulumtuese sepse kështu do të mund të fokusohemi në takimet për gjetjen e pikave të reja për bashkëpunim në fusha të ndryshme”, tha Zuzana Çaputova, presidente e Sllovakisë.

Marketing