Omer Bunjaku mbetet drejtor sportiv i FC Shkupit

FC Shkupi sot ka njoftuar se Omer Bunjaku do të vazhdojë të jetë drejtor sportiv i klubit, përcjell TV21. Ky njoftim vjen pas lajmit gjatë ditës së djeshme për shkarkimin e të njëjtit. Nga klubi kërkojnë nga tifozët që ky rast të bëhet shkak që të jenë edhe më të bashkuar.

Marketing

“Të dashur tifozë F.C SHKUPI njofton se Omer Bunjaku vazhdon të ngelet në pozitën, drejtor sportiv i klubit tonë. Ne besojmë në kapacitet dhe profesionalizmin e tij. Poashtu ju kërkojmë falje sa i përket ngjarjeve të djeshme, le të jetë kjo si shkak që të jemi më të bashkuar. Vazhdojmë së bashku drejt qëllimeve tona!”, thonë nga FC Shkupi.