Rektori i UNT-së, Izet Zeqiri ndanë bursa për të gjithë studentët e regjistruar në fakultetin e shkencave të informatikës

Rektori i Universitetit “Nëna Terezë” në Shkup, Prof.Dr Izet Zeqiri ka ndarë bursa për gjithë studentët e regjistruar në Fakultetin e Shkencave të Informatikës për vitin akademik 2022/23, shkruan Top24.

Marketing

“Në një atmosferë festive mes studentëve të sapopranuar të informatikës, rektori i UNT-së Prof. Dr. Izet Zeqiri, në prani të prorektorit Fati Iseni, dekanit të FSHI Aleksandar Dimovski ndau kontratat për të gjithë studentëve të regjistruar në Fakultetin e Shkencave të Informatikës pranë UNT-së.
Maturantët e shkëlqyeshëm që përzgjodhën të studiojnë pranë Fakultetit të Shkencave Informatike në kuadër të Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup gjatë vitit akademik 2022/20023 përfituan bursë 100%. Maturantët me sukses mes notës 4.00-4.99, përfituan 50 për qind bursë.
Këto bursa që u mundësuan nga bashkëpunimi mes UNT-së dhe Agjencisë për Komunikime Elektronike, dytë të regjistrimit që do të zgjat nga data 12 shtator deri më 15 shtator.” thuhet në njoftimin e UNT-s.

https://www.facebook.com/untshkup/posts/5378213282286061

Marketing