Pendarovski: Çdo ndryshim i kufijve të Ballkanit do të sjellë destabilizim të rajonit

Çdo ndryshim i kufijve në Ballkan nuk do të kontribojë për stabilizimin e rajonit dhe çdo ide e tillë nuk do të hasë në përkrahje nga Bashkimi Evropian, thotë presidenti Stevo Pendarovski, për gjoja non-pejperin që kryeministri slloven Janez Jansha, në shkurt e ka dërguar në Bruksel dhe disa destinacione tjera në BE me titull “Ballkani Perëndimor – rruga përpara”.

Marketing

Shefi i shtetit në deklaratë për emisionin “Triling” në TV24 thekson se pavarësisht nga ajo nëse ekziston dokument i tillë ose jo, qëndrimi i tij është moti i njohur dhe shumë herë i cekur, e ai është se çdo ndryshim i kufijve të Ballkanit nuk do të kontribojë për stabilizim të rajonit.

“Rruga e vetme e cila çon përpara drejt jetës më të mirë dhe mirëqenies së qytetarëve dhe shtetit është përmes plotësimit të reformave të domosdoshme, kyqe për inkuadrimin tonë në familjen evropiane”, thotë Pendarovski.

Ai pohon edhe se asnjëherë nuk ka biseduar me presidentin e Sllovenisë, Borut Pahor, për ndryshimin e kufijve të Ballkanit.

“Në asnjë nga takimet që i kanë pasur me presidentin e Sllovenisë Borut Pahor në periudhën e kaluar, nuk u bisedua për ndryshimin e kufijve të brendshme ose të jashtme të Ballkanit”, është decit presidenti Stevo Pendarovski.

Për non-pejperin ku sipas mediumeve sllovene, propozohet ndryshim i kufijve të Bosnjë e Hercegovinës, Serbisë, Kosovës, Malit të Zi, por edhe të Maqedonisë së Veriut, të mërkurën u prononcua Komisioni evropian.

“Pozita e BE-së është shumë e qartë dhe nuk ka asgjë që duhet të ndryshohet. Duhet të punojmë në bashkëpunim dhe pajtim rajonal. Kjo është ideja dhe logjika e procesit aderues-tentim që të zgjidhen të gjitha çështjet, ashtu që procesi nuk shkon në fusha të rrezikshme duke iu përmbajtur ligjeve dhe parimeve evropiane”, deklaroi zëdhënësi i KE-së, Peter Stano, pa konfirmuar nëse në Bruksel ka arritur një non-pejper i tillë nga Lubjana.

Kryeministri slloven, Janez Jansha, megjithatë, pas publikimit të informatave për non-pejperin në mediume, demantoi se ka përpiluar një dokument të tillë.

Marketing