Pendarovski: Data e zgjedhjeve do të varet nga Komisioni për sëmundje infektive dhe OSBE-ODIHR

Pas përfundimit të takimit të liderëve, nga kabineti i presidentit Stevo Pendarovski, nëpërmjet një kumtese informojnë se me konsensus nga të gjitha partitë politike është vendosur që shëndeti i qytetarëve të jetë prioritet.

Marketing

Ndërsa për mbajtjen e zgjedhje do të kërkojnë mendim nga Komisioni për sëmundje infektive, nga misioni vëzhgues i OSBE-ODIHR dhe nga Komisioni Shtetëror për Zgjedhje.

-Në lidhje me hapat e mëtutjeshëm është kërkuar mendim nga Komisioni për sëmundje infektive në lidhje me masat dhe protokollet që duhet të respektohen gjatë mbajtjes së zgjedhjeve në pandeminë Covid-19. Komisioni Shtetëror Zgjedhor është e nevojshme që të dorëzoj mendim për afatet kohore të cilat janë të nevojshme për përfundimin e përgatitjeve për mbajtjen e zgjedhjeve dhe gjithashtu do të kërkohet edhe nga OSBE-ODIHR të informojnë për afatin kohor se kur mund të dërgojnë vëzhgues të zgjedhjeve në vend.

Marketing