KOVID 19/ Franca miraton zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme

Edhe pse ditët e fundit ka rënë numri i viktimave, koronavirusi vijon të përhapet në Francë.

Marketing

Ndërkohë, bëhet me dije se Parlamenti francez ka miratuar zgjatjen e gjendjes së urgjencës shëndetësore deri më 10 korrik.

Ky vendim erdhi pas një jave debatesh dhe bisedimesh mes deputetëve dhe senatorëve. Qeveria kishte propozuar zgjatjen e urgjencës shëndetësore deri më 23 korrik 2020, por parlamenti ra dakordo që gjendja e emergjencës të zgjatet deri më 10 korrik.

Të paktën 48 orë nga fillimi i lehtësimit të kufizimit, një votim i fundit i Asamblesë Kombëtare me 450 vota pro dhe 84 kundër mundësoi miratimin e këtij projektligji të ndjeshëm.

Gjendja e jashtëzakonshme hyri në fuqi më 24 mars për dy muaj, duke i dhënë qeverisë fuqi për zbatimin e masave në luftën kundër COVID-19.