Pendarovski: Deri në fund të nëntorit ka kohë për ndryshimet kushtetuese

Presidenti Stevo Pendarovski, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve në kuadër të Samitit të shefave të shteteve të vendeve anëtare të Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore (PBEJL), që mbahet në Podgoricë, potencoi se shpreson se deri në nëntor do të bëhen ndryshimet kushtetuese, që shmanget shteti vetë të bllokohet për hyrjen në BE.

Marketing

“Siç dihet, vitin e kaluar ne votuam për pranimin e kornizës evropiane dhe kjo ishte një nga parakushtet për t’i vazhduar negociatat për anëtarësim në BE. Në Ministrinë tonë të Drejtësisë tashmë është formuar një grup pune, i përbërë nga ekspertë dhe përfaqësues politikë të partive në Kuvend. Ata bënë propozim për përmbajtjen e amendamenteve, duke përfshirë edhe hyrjen e pakicës bullgare në Kushtetutë. Sipas njoftimeve, në dy javët e ardhshme ajo iniciativë duhet të kalojë nëpër procedura në Qeveri dhe më pas të hyjë në Kuvend. Në këtë moment ka bisedime në nivele të ndryshme politike, së fundmi ka pasur një të ashtuquajtur takim liderësh mes kryeministrit dhe kreut të partisë kryesore opozitare, e cila deri në këtë moment ka vërejtje, kundërshtime dhe nuk pranon të mbështesë atë ndryshim në Kushtetutë. Që nga ai takim ka pasur disa hapa pozitivë, por ende jemi larg përfundimit të këtij procesi”, deklaroi Pendarovski.

Ai shfaqi shpresë se deri në fund të nëntorit, derisa zgjat i a.q. proces i skriningut, do ta përfundojmë këtë obligim.

“Nuk do të dëshiroja as ta paramendoja opsionin që të vetëbllokohemi kur që vitin e kaluar e kemi miratuar kornizën negociuese evropiane, më logjike është ta përfundojmë këtë punë dhe të vazhdojmë me konferencën e dytë për anëtarësim në BE, potencoi Pendarovski.