Pendarovski dhe Zaev udhëtojnë me linja të rregullta për shkak se avioni qeveritar po servisohet

Presidenti Stevo Pendarovski dhe kryeministri Zoran Zaev po fluturonin me linja ajrore të rregullta ndërsa avioni qeveritar është në servisim. Ata javën e kaluar publikuan foto në profilet e tyre në rrjetet sociale ku shihen duke udhëtuar në linjat ajrore komerciale. Nga departamenti qeveritar për shërbime të përgjithshme dhe të përbashkëta për SDK thonë se avioni qeveritar “lirxhet 60” gjendet për servisim në Nirnberg të Gjermanisë.

Marketing

Sipas të dhënave nga sajtet e specializuara të aviacionit, avioni i qeverisë për herë të fundit fluturoi nga Shkupi në aeroportin Tegel të Berlinit më 12 qershor dhe është kthyer në bazë me 13 qershor, ndoshta pas takimit të kryeministrit Zaev me kancelaren gjermane Angela Merkel.

Avioni “linxher” është blerë gjatë qeverisë së Vlado Buçkovskit, respektivisht në janar të 2005 ndërsa ka vetëm 8 ulëse, gjë kjo që pamundëson që delegacionet shtetërore të udhëtojnë të gjithë së bashku. Në janar të këtij viti drejtori i Agjencisë për aviacion paralajmëroi mundësinë që Qeveria të blejë një avion të ri.