Pendarovski: Do t’i fal gazetarët Momirovski dhe Milosavljeviq nëse…

Presidenti Stevo Pendarovski është i gatshëm që në një rast të mundshëm gjyqësor t’i falë gazetarët Goran Momirovski dhe Dragan Milosavljeviq, të cilët dyshohet se kanë zbuluar sekret shtetëror. Këtë ai e tha në Intervistë në “Kanal5”
Ipyetur se çfarë mendon për padinë e ngritur nga Agjencia e Inteligjencës për gazetarët Goran Momirovski dhe Dragan Milosavljeviq, nëse në këtë mënyrë mbrohet siguria kombëtare apo u bëhet presion mbi gazetarët dhe informacionet që ata publikojnë mbulohen, Pendarovski ishte i prerë tha se ai kurrë nuk kishte autorizuar një organ shtetëror për të paditur një gazetar.

Marketing

Vërejtjes se ajo Agjenci është nën juridiksionin e tij, ai u përgjigj.

“Unë e di për atë propozim fillestar. Mirëpo, njerëzit në Agjenci më kanë bindur se ekzistojnë atje, gjoja, pa hyrë në detaje dhe nuk dua të paragjykoj procedurat e mëtejshme prokuroriale dhe gjyqësore, më kanë bindur se gjoja janë thyer sekretet zyrtare shtetërore nga ato raportime për gazetarët. Nuk e di nëse është e vërtetë. E kam shikuar emisionin dhe kam qëndrim, por nuk guxoj t’i them ato gjëra, i di informacionet që prezantohen, sepse unë jam përdoruesi i parë i gjithë atyre informacioneve”, tha Pendarovski.