Presidenti Stevo Pendarovski sot do t’i pranojë letrat kredenciale të ambasadorëve të sapoemëruar të Mbretërisë së Suedisë dhe Mbretërisë së Holandës në Republikën e Maqedonisë Veriore.
Njëherit, ambasadorja e sapoemëruar e Mbretërisë së Suedisë në Republikën e Maqedonisë Veriore është Krisitin Forsgren Bengston, ndërsa ambasador i sapoemëruar i Mbretërisë së Holandës në vend është Dirk Jan Kop.